MAQEDONASIT NË ARGJENTINË: Maqedonasja nga Shulini i Prespës tregon për jetën e maqedonasve në fillim të shekullit të 20-të

Ka mijëra histori për maqedonasit që iknin nga të gjitha anët e Maqedonisë nga pushtuesit dhe shkuan në vendet më të largëta të botës për një jetë më të mirë.

Njëra prej tyre është për familjen e Evtim dhe Ilinka Petkos nga fshati Shulin i Prespës, që sot është brenda kufijve të Shqipërisë. Ata u shpërngulën në Argjentinë, ku vazhduan të ushqejnë traditën maqedonase. Ata kishin katër fëmijë dhe njëra nga dy vajzat, Irma Elena Petko, sot në moshën 81-vjeçare dëshmon se kombëtarisht ishin maqedonas të ndërgjegjshëm.

Në një intervistë për Infomax, ajo tregon për jetën e vështirë që kanë pasur maqedonasit gjatë historisë, se si familja e saj fshiheshe në llogore nga pushtuesit e ndryshëm gjatë Luftrave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

Por ajo që është më e rëndësishme është që familja e saj edhe atëherë edhe sot flasin për Maqedoninë, maqedonasit dhe gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase.

Në një intervistë ekskluzive për Infomax, ajo flet për vallet maqedonase, ushqimin maqedonas dhe gjuhën maqedonase të cilën e flisnin prindërit e saj, të cilët edhe pse kanë lindur në fund të shekullit të 19-të, deklaroheshin qartë se janë maqedonas.

Ndonëse asnjëherë nuk ka arritur të mësojë gjuhën maqedonase dhe as nuk e ka parë Maqedoninë, ajo me lot në sy flet për vendin e prindërve të saj.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e Irma Elena Petkos.

©Makedonium