Maqedonasit në Pustec festuan ditën e Kryeëngjëjt Mihail dhe Gabriel

Maqedonasit e Prespës festuan sot me solemnitet ditën e Kryeëngjëjt Mihail dhe Gabriel, e cila njëherësh është edhe festa tradicionale e fshatit Pustec dhe mbrojtës i popullsisë maqedonase atje.

Me rastin e kësaj feste të madhe, u mbajt shërbesa e mëngjesit dhe Liturgjia e Shenjtë Hyjnore.

Shërbesa u drejtua nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, imzot Anastasi, së bashku me priftërinjtë e zonës së Prespës, At Aleks Themelko dhe At Ropi Argjiri.

Për nder të festës, u shtrua një drekë festive për të gjithë besimtarët e pranishëm, ndërsa kremtimi u pasurua edhe me muzikë maqedonase në interpretim të këngëtarit të njohur nga Prespa, Kristijan Gjorgji.

©Makedonium