Broshura “Trashëgimia etnokulturore e maqedonasve, romëve, arumunëve dhe egjiptianëve në Qarkun e Korçës” e përgatitur nga Vasil Sterjovski, është promovuar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Philoxenia 2026, të organizuar në Selanik, Greqi.

Në këtë panair, Këshilli i Qarkut Korçë u prezantua me një stendë të dedikuar për gjashtë bashkitë e qarkut, ku u promovuan potencialet turistike, kulturore dhe ekonomike të rajonit.

Në mesin e materialeve promovuese të prezantuara në këtë aktivitet ndërkombëtar ishte edhe broshura e realizuar në kuadër të projektit “Krijimi i kostumeve të pakicave kombëtare maqedonase, rome, arumune dhe egjiptiane në Qarkun e Korçës”, të shoqatës maqedonase “Sonce”, të mbështetur nga Komiteti për Pakicat Kombëtare.

Përfshirja e saj në këtë panair përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare maqedonase, rome, arumune dhe egjiptiane përtej kufijve të Shqipërisë, si dhe për prezantimin e diversitetit etnokulturor të Qarkut të Korçës përpara publikut dhe vizitorëve ndërkombëtarë.
@Makedonium
