FUEN miratoi unanimisht Rezolutën e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Bashkimi Federal i Kombësive Evropiane (FUEN), në kongresin e tij që po mbahet në Helsinki, Finlandë, miratoi sot unanimisht Rezolutën e paraqitur nga Shoqatën maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Ky akt përfaqëson edhe një sukses tjetër të madh diplomatik dhe institucional për pakicën kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Përmes rezolutës së miratuar, FUEN u drejton katër kërkesa kyçe institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare:

1.Ratifikimi i Kartës Evropiane: Republika e Shqipërisë të nënshkruajë dhe të ratifikojë me urgjencë Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Pakicave.

2.Mbrojtja e identitetit: Të merren masa efektive dhe konkrete për mbrojtjen e identitetit maqedonas nga presionet e shpeshta, mohimi dhe asimilimi.

3.Ruajtja e Bashkisë Pustec: Bashkia Pustec të mbetet një njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore edhe në kuadër të reformës së ardhshme administrative-territoriale në Shqipëri.

4.Riemërtimi: Bashkia Pustec të riemërohet zyrtarisht në Bashkia Prespë.

Menjëherë pas votimit të delegatëve, kryetari i Shoqëatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në një deklaratë për gazetën “Makedonium” theksoi rëndësinë e këtij momenti.

“Ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës, identitetit, kulturës maqedonase dhe të gjitha të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Tashmë prej 11 vitesh, si anëtare me të drejta të plota e FUEN-it, marrim pjesë aktivisht në punën e kësaj me renomë organizate evropiane dhe përfaqësojmë interesat e komunitetit tonë. Kjo është një mundësi për përvojave të reja, forcimin e bashkëpunimit me pakicat e tjera kombëtare në Evropë dhe afirmimin e mëtejshëm të identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës maqedonase. Me krenari të madhe e përfaqësojmë pakicën kombëtare maqedonase në nivel evropian”, deklaroi Gjurgjaj.

Rezolutat brenda një afati sa më të shkurtër do t’u dorëzohen zyrtarisht të gjitha organeve përkatëse shtetërore shqiptare, si dhe institucioneve kyçe ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.

©Makedonium