Prespa duhet të marr atë që i është mohuar padrejtësisht

Prespen mendoj se e njoh shumë mirë, vendin magjik, me natyrë të bukur, të paprekur, të “virgjër” dhe me male madhëshore.

Kam vite që e vizitoj Prespen, dhe shumë fshatra, edhe pse goxha të boshatisur, ajo perlë e Korçes tërheq shumë turistë në çdo stinë të vitit.

Dikur Prespa ajo e madhja, apo e vogla nuk njiheshin, por sot është një destinacion përfekt për të kaluar pushime të shkurtra.

Të gjitha fshatrat e Prespës janë mahnitëse për natyrën, por të lënë pasdore, mund ta them edhe të harruara nga gjitha pushtetet që janë ndërruar.

Sigurisht që ka rrugë të asfaltuara, por fshatrat janë pothuajse bosh, si në çdo vend të Shqipërisë.

Vendet turistike të Prespes janë të panumërta, që nga Mali Ivan, te natyra që rrethon gjitha fshatrat, te Liqeni magjik,Ishulli i Maligradit, te Kishat e shumta, si ajo kisha e Ermite dhe te Muzeu i Sterjo Spasse, e shumë e shumëllojshmëri lulesh, bimësh dhe pemësh.

Për mua është vendi që pavaresisht që nuk kanë financuar politikisht, është një krahinë mbresëlënëse.

Në Prespë mund të gjesh; Pelikanin e bardhë, si një pasuri të rrallë tashmë në Shqipëri.

Prespa është Parku kombëtar, ka edhe Malin e Kallugjerit dhe Malin e Thatë, ngado që ti lëshosh sytë mbetesh i mahnitur.

Vazhdimësia e Prespes me madhështinë e saj, ka edhe peshkun më të mirë, më të shijshëm dhe gatuhet në mënyrën më përfekte me profesionalizëm nga gjithë restorantet në gjithë Prespë.

Ah, më besoni, në Prespë mund të shijoni ushqimet e mira që bëjnë aty me shumë dashuri, dhe mbi të gjitha; është vendi që nuk abuzojnë në asnjë stinë që ta vizitosh, nuk e njohin abuzimin e çmimëve. E kjo e fundit, është për t’i përgëzuar!

Prespa, si gjithë vendet turistike meriton të vizitohet, dhe kudo që të ulesh në restorante do mbeteni të kënaqur, jo vetem me ushqimet, por edhe me çmimet ekonomike.

Prespa duhet shpëtuar për shkak të shumë faktorëve!

Bashkia e Pustecit duhet ta mbështesin këtë vend magjik, ta mbështesin në gjitha format që Prespa të marr atë që i është mohuar padrejtësisht!

Sa më shumë të njohim Shqipërinë aq më shumë do themi; sa pak e njohim këtë perlë!

Hamdi Skeja