Delegacioni i AMIE në pritjen tradicionale të Pashkëve në Mitropolinë e Korçës

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, së bashku me anëtarin e Komitetit Drejtues, Niko Andon, morën pjesë në pritjen tradicionale në selinë e Mitropolisë së Korçës, me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit – Pashkëve.

Me rastin e festës më të madhe të krishterë – Ngjalljes së Krishtit, Pashkëve, pata nderin të merrja pjesë në pritjen në selinë e Mitropolisë së Korçës, të organizuar nga Mitropoliti i Korçës Anastas. Në frymën e kësaj feste të ndritshme, ju shprehim urimet tona të sinqerta për Pashkët, një festë që sjell një mesazh shprese, dashurie dhe një fillimi të ri. Pashkët na kujtojnë se pas çdo vështirësie vjen drita, dhe besimi dhe uniteti janë forca jonë më e madhe. Të gjithë besimtarëve që e festojnë, ju uroj shumë shëndet, lumturi, gëzim dhe paqe shpirtërore. Festa le t’i mbushë shtëpitë tuaja me ngrohtësi, dashuri dhe begati, Krishti u Ngjall, shkroi Sterjovski.