RTSH Korça transmetoi filmin dokumentar “Minoriteti maqedonase në Pustec, trashëgimi brez pas brezi”, kushtuar traditave, kulturës dhe zakoneve të maqedonasve në zonën e Prespës, në Bashkinë Pustec.

Filmi përbën një dëshmi të trashëgimisë së pasur kulturore dhe shpirtërore të komunitetit maqedonas në këtë rajon, duke paraqitur jetën e banorëve vendas, traditat e tyre shekullore, veshjet popullore, këngët, zakonet dhe vlerat familjare që përcillen nga brezi në brez.
Përmes dëshmive të banorëve të Prespës, si dhe përmes pamjeve autentike nga fshatrat e Bashkisë Pustec, dokumentari thekson rëndësinë e ruajtjes së gjuhës maqedonase, identitetit kulturor dhe mënyrës tradicionale të jetesës së maqedonasve në Shqipëri.
Filmi dokumentar “Minoriteti maqedonase në Pustec, trashëgimi brez pas brezi” është realizuar nga Qendra KAZUS, me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, si pjesë e përpjekjeve për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të komunitetit maqedonas në Shqipëri.
©Makedonium
