Me respekt të thellë, delegacion i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) vendosi kurora me lule të freskëta pranë monumentit në fsfatin Dollna Gorica, i ngritur në kujtim të ngjarjes tragjike, dëbimit të maqedonasve nga fshati prespar Gorica më 14 mars 1933.

Në këtë ditë, 93 vite më parë, në orët e para të mëngjesit, disa kamionë me xhandarë hynë në fshat dhe filluan një aksion brutal. Me armë të drejtuara hynin nëpër shtëpi, u fiknin vatrat e zjarrit fshatarëve dhe me forcë i detyronin njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Banorët dilnin gjysmë të zhveshur dhe zbathur, duke marrë me vete vetëm aq sa mund të mbanin në shpinë.
Dëshmitë flasin për skena që edhe sot e shtrëngojnë shpirtin – në puset e ujit hidhnin qen të ngordhur për ta bërë të pamundur përdorimin e ujit, ndërsa banorët, të dëbuar nga vatrat e tyre shekullore, puthnin shtëpitë, pragjet dhe tokën nga e cila po dëboheshin me dhunë.
Maqedonasit e Goricës, nga viti 1924 deri në vitin 1933, zhvilluan procese të gjata gjyqësore në gjykatat shqiptare, duke mos e njohur si pronar të fshatit Maliq bej Frashërin. Edhe pse në fillim i fituan proceset gjyqësore, me mbështetjen e autoriteteve të kohës, veçanërisht të mbretit Ahmet Zogu, Maliq bej Frashëri u bë pronar i fshatit dhe me mbështetjen e pushtetit i dëboi me forcë maqedonasit nga vatrat e tyre shekullore.
Golgota e tyre përfundoi me vendosjen e përhershme në Maqedoni, por dhimbja dhe kujtesa e kësaj padrejtësie mbeten pjesë e kujtesës sonë kolektive.
Sot përulemi para sakrificës së tyre, para dinjitetit të tyre dhe para luftës së tyre për drejtësi.
Le të kujtojmë, të tregojmë dhe të mësojmë nga historia, që një padrejtësi e tillë të mos përsëritet kurrë më.
©Makedonium
