Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”.

Çertifikata e Mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2025 iu dha Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë për përpjekjet dhe mbështetjen që ofron për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.
Ishte një nder i madh për mua, në emër të shoqatës dhe Pakicës Kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, të dorëzoja personalisht Certifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”, tha Nikolla Gjurgjaj.
Në takim morën pjesë Endrit Shabani, Avokat i Popullit, Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit, Fatbardh Zenelaj dhe Vilma Shurdha, Komisionere e Departamentit të Përgjithshëm.
Gjatë takimit kryetari Gjurgjaj e njohu Avokatin e Popullit me punën dhe aktivitetet aktuale të shoqatës, ku theks i veçantë në bisedë u vu në çështjet kyçe për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.
“Mirënjohje të përzemërta për Avokatin e Popullit për mbështetjen e tij të pakursyer dhe fjalët inkurajuese, të cilat na japin forcë dhe motivim për të vazhduar luftën tonë për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase, u shprehë Gjurgjaj.
©Makedonium
