AMIE dhe “Rotary Club” nga Bitola me gëzim për Vitin e Ri për fëmijët e Bashkisë Pustec

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), në bashkëpunim me “Rotary Club” nga Bitola, edhe këtë vit solli gëzim dhe buzëqeshje për Vitin e Ri në fytyrat e banorëve më të vegjël të Bashkisë Pustec.

Këshilltari në Këshillin e Bashkisë Pustec nga radhët e AMIE-së, Jordan Jankulla, sot u shpërndau dhurata për Vitin e Ri fëmijëve të kopshteve dhe nxënësve të shkollës nëntëvjeçare “Rezistenca e Goricave” në fshatin Dollna Gorica.

Kjo shkollë përfshin nxënës nga katër fshatra: Gorna Gorica, Dollna Gorica, Glloboçeni dhe Tuminecë.

Siç theksoi Jankulla, dhuratat për më të vegjlit janë siguruar në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet AMIE-së dhe “Rotary Club” nga Bitola, me qëllim të përbashkët mbështetjen e fëmijëve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre dhe një fëmijëri të gëzueshme.

“Shpërblimi më i madh për ne janë buzëqeshjet e fëmijëve. Gëzimi i tyre i sinqertë është dëshmi se aktivitete të tilla humanitare kanë vlerë dhe domethënie të vërtetë”, deklaroi Jordan Jankulla.

©Makedonium