Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), u ka bërë thirrje maqedonasve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin zërin maqedonas në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
Të dashur maqedonas,
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ju bën thirrje të gjithëve që jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë që të ushtroni të drejtën e votës dhe të mbështesni zërin maqedonas në Shqipëri.
Në datën 11 maj 2025 do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe për herë të parë keni mundësinë të votoni nga jashtë me postë. Procesi i regjistrimit të votimit tashmë është i hapur dhe po kryhet përmes Platformës Kombëtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Si të regjistroheni?
Regjistrimi do të bëhet nga aplikacioni KQZ/së :
https://apps.apple.com/…/komisioni-qendror…/id6448755948 ;
https://play.google.com/store/apps/details…
ose https://kqz.gov.al
KQZ ju kërkon si dokumentacion për regjistrim:
– Kartë ID ose Pasaportë;
– Dokumentacioni i nevojshëm i deklarimit të adresës duhet të përmbajë emrin e zgjdhësit të njëjtë me emrin në dokumentin e ID për regjistrim në PER (mjafton vetëm një prej tyre):
– dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
– dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj;
– kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
– dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetimbankar etj),që përmban adresën e banimit;
– kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
– kontratë furnizimi ose faturë të energjisë në banesë;
– kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
– kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fiks-e në banesë;
– leje drejtimi automjeti në rastet kur shënohet adresa e banimit;
– dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, qendër emigracioni apo tjetër të ngjashëm;
– çdo dokument tjetër i lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit.
Për rregjistrimin ju nevojitet një pajisje elektronike (telefon inteligjent, laptop, PC i pajisur me kamera ballore) për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin dhe skanimi (fotografimi) i dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës.
Pse është e rëndësishme pjesëmarrja juaj?
Vota juaj është vendimtare për forcimin e komunitetit maqedonas në Shqipëri dhe mbështetjen e programit politik të AMIE-së, i cili mbron identitetin maqedonas, kulturën dhe të drejtat. Me çdo votë ne sigurojmë të ardhmen e maqedonasve në Shqipëri dhe vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimit evropian.
Mos lejoni që zëri juaj të mbetet i padëgjuar! Regjistrohuni dhe votoni për Aleancën e Maqedonasve për Integrimin Europian – forca juaj për një të ardhme më të ndritur!
Me respekt,
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)