Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian AMIE, ka uruar maqedonasit në Shqipëri me rastin e festës së Shën Vasilit të Madh – Vasilica.
Të nderuar maqedonas në Shqipëri dhe në mbarë botën,
Në emër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), ju urojmë nga zemra festën e Shën Vasilit të Madh – Vasilica, me të cilën tradicionalisht shënojmë fillimin e Vitit të Ri sipas kalendarit Julian.
Kjo festë është thellësisht e rrënjosur në kulturën dhe traditën tonë maqedonase dhe paraqet një mundësi për afrimin mes nesh, respektimin e zakoneve dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore tek brezat e rinj.
Le të sjellë Viti i Ri i Vjetër shëndet, lumturi dhe mirëqenie në familjet tuaja. Qoftë një vit i bashkimit, suksesit dhe përparimit për të gjithë ne, maqedonasit në Shqipëri, dhe le të vazhdojmë së bashku ta ruajmë dhe promovojmë identitetin tonë maqedonas.
Gëzuar Vitin e Ri të Vjetër!
Me respekt,
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)