Koordinatorja e Forumit të Gruas të partisë Aleanca e Maqedonase për Integrim Europian (AMIE) dhe si përfaqësuese e pakicës maqedonase pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare, Marjana Kostofski, në një urim me rastin e Vitit të Ri 2025, ka uruar maqedonasit në Shqipëri me urimet më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet e tyre.
– Si përfaqësuese e maqedonasve pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare të Shqipërisë, mbetem e përkushtuar në misionin tim për përfaqësimin e maqedonasve në Shqipëri, duke referuar të gjitha çështjet që janë me rëndësi për komunitetin, thuhet në urimin.
Shton se në vitin 2025, Forumi i Gruas i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian do të vazhdojë luftën për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri, sepse e dimë se gruaja maqedonase ka një rol kyç në ruajtjen dhe transmetimin e identitetit, traditave dhe kulturës maqedonase.
– Të nderuara gra maqedonase, uroj që ky Viti i Ri t’ju sjellë forcë, guxim dhe sukses në misionin tuaj të rëndësishëm. Të qëndrojmë të bashkuara dhe të ecim së bashku drejt fitoreve dhe arritjeve të reja për komunitetin maqedonas, uron Marjana Kostofski.
©Makedonium