Maqedonasit nga Maqedoni е Pirinit i dërguan libra maqedonasve në Shqipëri

– Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, ka marrë një donacion me libra të autorëve maqedonas nga Maqedonia e Pirinit dhe emigracioni maqedonas në Bullgari, informoi Vasil Sterjovski, kryetar i partisë.

– Për kënaqësinë tonë të madhe, morëm një donacion të konsiderueshëm librash nga autorë maqedonas nga Maqedonia e Pirinit dhe nga emigracioni maqedonas në Bullgari.

Kjo “Bibliotekë e Pirinit” do të vendoset në zyrën tonë në Pustec dhe çdo maqedonas do të mund të njihet me vuajtjet e popullit maqedonas në Pirin, luftën e pafund për drejtësi dhe liri, si dhe me kulturën popullore, traditat dhe jeta e maqedonasve në Bullgari, tha Vasil Sterjovski.

Sipas ti, ky koleksion përfshin vepra të emrave të njohur si poeti Nikolla Vapcarov, revolucionari Petar Manxhukov, burrështetasi Dimitar Vllahov dhe shkrimtari Boris Sandanski, nipi i Jane Sandanskit.

Gjithashtu, shton ai, ka edhe vepra nga themeluesit të Organizatës së Bashkuar Maqedonase Ilinden dhe i burgosur shumëvjeçar në burgjet bullgare Stojan Georgiev, bashkëkryetarit të partisë OMO Ilinden-PIRIN, historianit prof. Stojko Stojkov, si dhe veprat e akademikëve Ivan Katarxhiev dhe Gjorgi Pop Atanasov, filozofit Stefan Vlahov-Micov e shumë të tjerë.

– Falënderojmë për dhurimin e librave OMO Ilinden-PIRIN mbështetur nga “Komiti” -Skopje dhe BIBLIOTHECA MACEDONICA. Shpresojmë që në të ardhmen të zhvillojmë bashkëpunim më të madh kulturor mes maqedonasve në Shqipëri dhe maqedonasve në Bullgari, tha Sterjovski.

©Makedonium