KREMTIMI I 152 VJETORIT TË LINDJES SË GOCE DELLÇEVIT NË BITOLA

Më 4 shkurt 1872, në Kukush lindi, revolucionari maqedonas Goce Dellçev.

Me atë rast, duke shënuar 152 vjet nga lindja e tij, delegacione të shumta vendosën lule të freskëta para Shtëpisë përkujtimore të revolucionarit, ideologut, organizatorit dhe udhëheqësit të lëvizjes revolucionare nacionalçlirimtare maqedonase.

Lule të freskëta vendosi delegacion i Bashkisë Bitola, përfaqësues të Këshillit të Bashkisë së Bitolas, përfaqësues të partive politike dhe sindikatat e tyre, delegacione të institucioneve që mbajnë emrin e Goce Dellçevit, organizata qytetare dhe delegacion i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).

©Makedonium