Maqedonasit në Bashkinë Pustec, zona e Prespës kremtuan sot Shën Athanasin e Madh. Në kishën me të njëjtin emër, në fshatin Pustec, në bregun e liqenit të Prespës, meshën e shenjtë e kanë drejtuar priftërinjtë Aleks Themelko dhe Ropi Argjiri.
Maqedonasit janë lutur për më shumë paqe e dashuri mes njerëzve, ndërsa kanë ndezur qirinj në këtë festë të madhe të besimit ortodoks.
Atanasovden i njohur lokalisht si Tanasovden është një festë kushtuar shenjtorit të madh të krishterë Shën Athanasit.
Sipas besimeve popullore Shën Athanasi është sundimtari i ftohtësisë dimërore, borës dhe ngricës.
Populli maqedonas feston dy herë kujtimin e Shën Athanasit të Madh. Festa dimërore Tanasovden festohet më 31 janar, dhe festa verore Tanasovden më 15 maj.
Në këtë ditë festojnë njerëzit me emra Atanas, Atanaska, Thanas, Tane, Tanaska, Nase, Naste.
©Makedonium