Univeristeti i Tiranës njofton të studentët të interesuar për mësimin e gjuhës maqedonase se në datën 05.02.2024 në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nisin kurset e gjuhës maqedonase, si lëndë ekstrakurrikulare.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Univeristeti i Tiranës:
Të dashur studentë të Universitetit të Tiranës,
Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës me Universitetin “St.Cyril and Methodius” të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ju njoftojmë se më datë 05.02.2024 në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nisin kurset e gjuhës maqedonase, si lëndë ekstrakurrikulare.
Këto kurse do të ofrohen pa pagesë për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës.
Mësimdhënia e gjuhës maqedonase do të kryhet nga Dr. Slavica Sviderska pedagoge në Universitetin “St.Cyril and Methodius” të Shkupit.
Në fund të kursit, të gjithë studentët do të pajisen me certifikatën e nivelit përkatës.
Programet ekstrakurrikulare të gjuhës së huaj janë një risi dhe mundësi më shumë për studentët e Universitetit të Tiranës dhe synojnë të ofrojnë një përvojë të pasur dhe të përkryer për të gjithë ju që dëshironi të thelloni njohuritë tuaja gjuhësore dhe kulturore.
Të interesuarit për të mësuar gjuhën maqedonase janë të lutur të shprehin interesin e tyre duke aplikuar në Google forms në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/KiLa89K27ENGUm6KA
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të paraqiteni në Qendrën e Kurseve të Gjuhëve të Huaja, Godina A, kati 1, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
E hënë – E enjte 08:30 – 16:30
E premte 08:30 – 14:00
E-mail: qendra.gjuhevetehuaja@unitir.edu.al
Tel: +355 4 2452610
Adresa: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Rruga e “Elbasanit”,Tiranë
Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare
Ju mirëpresim!
©Makedonium