Në kuadër të vizitës së delegacionit nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi në Universitetin e Tiranës, gjatë së cilës rektorët Prof. Dr. Biljana Angelova dhe Prof. Dr. Artan Hoxha shënuan hapjen e Lektoratit në gjuhën maqedonase, u organizua edhe takim pune në ambasadën maqedonase.
Në bisedë, ambasadori Markovski prezantoi gjendjen aktuale në të cilën ndodhet pakica kombëtare maqedonase dhe problemet me të cilat ballafaqohen në zonat e tyre. Në këtë drejtim ai theksoi përfaqësimin e pamjaftueshëm të gjuhës maqedonase në sistemin arsimor të Shqipërisë, situatë të cilën Këshilli i Evropës e thekson në konkluzionet e tij. Ai theksoi se mësimi i gjuhës maqedonase vetëm në zonën e Prespës nuk i plotëson nevojat reale të maqedonasve që jetojnë në Tiranë dhe qytetet më të mëdha. Një situatë e cila në periudhën e ardhshme, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të tentohet të ndryshohet institucionalisht përmes formave të ndryshme për të cilat ka mundësi.
Lidhur me aktivitetet e lektores Sllavica Sviderska, Markovski shprehu gatishmërinë e Ambasadës për t’i dhënë përkrahje të plotë për të realizuar me sukses detyrat e saj, veçanërisht jashtë aktiviteteve të fakultetit. Theksoi se në periudhën e ardhshme Sviderska do të prezantohet para shoqatave kulturore maqedonase me të cilat do të mund të ndajë idetë dhe aktivitetet e saja, veçanërisht në fushën e gjuhës dhe kulturës maqedonase.
Bashkërisht u konstatua se me hapjen e Lektoratit është bërë një hap i rëndësishëm përpara në përkushtimin e shoqatave kulturore maqedonase dhe të së vetmes parti politike Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE për ruajtjen e veçantisë etnike, gjuhësore dhe kulturore të maqedonasve në Shqipëri, bën të ditur për Gazetën Makedonium nga Ambasada maqedonase në Tiranë.
©Makedonium