Filloi kursi ekstrakurrikular i gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës

Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës i shtohet kursi ekstrakurrikular i gjuhës maqedonase. Në kuadët të inagurimit të këtij kursi, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në ambientet e Rektoratit një delegacion nga Universiteti i “Shën.Kirill dhe Metodi” i Shkupit.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimeve dhe projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë.

Në këtë takim morën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Assoc. Dr. Bernard Dosti, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Zv. Dekane për Marrëdhënien me Jashtë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Dr. Drita Rira, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e UT-së, Dr. Erida Elmazi, dhe nga pala Maqedonase, Rektore e Universitetit “Shën.Kirill dhe Metodi në Shkup”, Prof. Dr. Biljana Angelova, Ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski, Drejtore e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase, Prof. Dr. Kristina Nikolovska.

©Makedonium