Nënkryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Endrit Fetahu, për Kosova Online tha se komuniteti maqedonas në Shqipëri gjatë censusit po përballej me presion nga individë dhe institucione bullgare për të mos dhënë të dhëna të sakta për përkatësinë etnike, përcjell gazeta “Makedonium”.
– Disa nga problemet që kemi hasur në aspektin si komunitet, jo personal, mund të themë që kanë qenë ato le të themi të ndikimit të presionit nga element, individ apo edhe institucione të huaja më saktësisht ato bullgare në komunitetin tonë, sidomos në zonat e Pustecit, Gollobordës, Gorës me anë le të themi të një presioni të cilat ata bënë që të ndikojnë në mozdeklarimin të saktë apo të lirë të njerëzve apo pjesëtarëve të minoritetit tonë në ato zona, tha Fetahu.
Ai shtoi se anketuesit, në shumicën e rasteve pyetjet lë të themi që janë në thonjëza fakultative i harojnë ose nuk i shtjellojnë ose nuk i thonë fare.
Ai ndalet edhe tek puna e Komitetit për Pakicat Kombëtare, i cili është organ qeveritar dhe ka përfaqësues nga të gjitha pakica kombëtare të njohura në Shqipëri.
– Në kontekstin e Komitetit të Pakicave, në kuadrin se si ai është ndërtuar, funksionon, le të themi përgjegjësit dhe kompetencat të cilit ai ka në bazë edhe të legjislacionit mund të themë që deri në një farë pike e luan rolin e vetë. Normalisht që ka vend për tu përmirësuar. Normalisht që duhet të bënte më shumë. Nëse më pyet mua personalisht mendoj që ky Komitet duhet të kishte një autonomi më të madhe. Duhe të kishte kompetenca të cilat le të themi të vareshin drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e minoriteteve dhe jo nga politikat shtetërore, thotë Fetahu.
©Makedonium