AMIE: Figura dhe vepra e “Shën Klimentit të Ohrit” simbolizon forcën dhe qëndrueshmërinë e shpirtit maqedonas

Partia e vetme e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Shën Kliment Ohridski.

– Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, uron të gjithë maqedonasit kudo që janë për festën e sotme “Shën Kliment Ohridski”. Gëzuar dhe përjetësisht Ditën e Shën Klimentit, mbrojtësit shpirtëror maqedonas dhe mbrojtësit të popullit maqedonas. Trashëgimia e tij si peshkopi i parë sllav dhe themeluesi i Shkollës Letrare të Ohrit është një burim krenarie e pamasë për të gjithë ne. Teksa kremtojmë këtë ditë të veçantë, na kujtohet përkushtimi i palëkundur i Shën Klementit për arsimin dhe ruajtjen e kulturës sonë, thuhet në urimin.

Shtohet se figura dhe vepra e “Shën Klimentit të Ohrit” simbolizon forcën dhe qëndrueshmërinë e shpirtit maqedonas. Nxënës i nderuar i vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, kontributi i tij në historinë tonë është i paçmuar. Fryma e Shën Klimentit na shpie në arritje më të mëdha dhe një të ardhme të begatë për të gjithë maqedonasit, thuhet në urim.

©Makedonium