Prezantohet në Tiranë ushqimi tradicional maqedonas dhe kostumet popullore nga zona e Prespës

Shoqata maqedonase “Sonce” në Tiranë mori pjesë në aktivitetin në kuadër të projektit “E ardhmja është në origjinë”, mbështetur nga Komiteti për Pakicat Kombëtare.

Në aktivitetin e organizuar nga pjesëtarët e minoritetit grek, që u zhvillua në fermën “Fustanella” në Petrelë, përfaqësuesit e minoriteteve u prezantuan me ushqime dhe kostume tradicionale.

– Për ne, si dhe për minoritetet tjera, kjo është një ngjarje shumë domethënëse, ku mund të prezantojmë një pjesë të traditës sonë maqedonase. Kësaj radhe, siç e shihni, paraqitëm gatimin tradicional të maqedonasve nga Prespa, tava me krap, që është specialiteti ynë, i njohur gjerësisht, si dhe kostumet tradicionale nga Prespa, tha Vasil Sterjovski, kryetar i shoqatës.

Të pranishmit treguan interesim të dukshëm për stendën maqedonase dhe një pjesë e mirë e shijuan ushqimin.

Në aktivitet morën pjesë edhe diplomatë nga trupi diplomatik dhe përfaqësues nga pushteti qendror dhe vendor.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe personi i dytë në Ambasadën maqedonase në Tiranë, Lutim Spahiu, i cili përshëndeti të pranishmit, si dhe Marjana Kostofski, përfaqësuese e komunitetit maqedonas në Komitetin për Pakicat Kombëtare.

Me maqedonasit nga Prespa ishin gjithashtu Kristijan Trajçe, kryetar i komitetit vendor të Prespës të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) si dhe Vasil Jankulla, i njohur edhe si heroi i Prespës.

©Makedonium