Nënkryetari i së vetmes parti të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Endrit Fetahu është kandidat për këshilltar për Bashkinë Tiranë në listën e Partisë Socialiste.
Endrit Fetahu u prezantua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si pjesë e komunitetit maqedonas dhe AMIE-së në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Partia Aleanca e Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, është në koalicion me Partinë Socialiste.
Në Bashkinë Pustec AMIE do të ketë listën e saj të kandidatëve për këshilltarë dhe do të mbështesë kryetarin aktual Pali Kolefski, ndërsa në bashki të tjera ka kandidatë të AMIE-së në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.
©Makedonium