Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare (International Mother Language Day) është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.
Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.
Gjuhët e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë një pasuri e shtuar e kombit, prandaj ne duhet të vazhdojmë dhe ti ruajmë ato, ti përcjellim brez pas brezi, sepse gjuha është kulturë.
E kam përgjegjësi si prind, të përcjell gjuhën maqedonase tek vajza ime, ashtu si gjithë prindërit.
Marjana Kostofski
Anëtar i komunitetit maqedonas në Komitetin për Pakicat Kombëtare