FALJE NGA PRESIDENTI SERB PËR POPULLIN MAQEDONAS – 2014

Ish-presidenti serb Boris Tadiq tha se ndihet fajtor që sa ishte president i Republikës së Serbisë nuk i kërkoi falje popullit maqedonas për disa të këqija në histori.

Tadiq theksoi se ishte shumë e rëndësishme për të që të zgjidhte çështjet e pazgjidhura nga historia, veçanërisht çështjen me kishën.

“Si ish president kërkoj falje për të korrigjuar gabimin tim që e kam bërë si president i Serbisë që nuk kërkova falje.

Në këtë mënyrë konsideroj se kontribuoj në afrimin e dy popujve”, tha Tadiq pas performancës finale në manifestimin “Ohridsko leto” 2014.

Stevo Simski