Aleksandar Karagjule Ohridski është një patriot maqedonas nga fundi i shekullit të 19-të. Karagjule Ohriski ishte së bashku me ata maqedonas në Sofje që mbronin pavarësinë kombëtare maqedonase dhe ishin kundër asimilimit të maqedonasve nga Ekzarkia Bullgare.
Në vitin 1885, Aleksandar Karagjule ishte kryredaktor i gazetës Makedonski glas (Zëri maqedonas). Në numrin e fundit të gazetës Makedonski glas u publikua një thirrje për të gjithë maqedonasit në Bullgari që të luftojnë për çlirimin e Maqedonisë.
Në vitin 1889, Aleksandar Karagjule ishte organizatori kryesor i Sallës së Leximit Maqedonas në Sofje.
Në ditën e Shën Gjergjit 1892, Aleksandar Karagjule u akuzua se ishte pjesëmarrës në një komplot kundër qeverisë bullgare të S. Stambolov. Së bashku me disa maqedonas është arrestuar Aleksandar Karagjule Ohridski. Në korrik të vitit 1892, gjykata e Sofjes, me dëshmitarë të paguar, e dënon me vdekje dhe pas torturave të rënda, dënimi u krye me varje.
Vargjet e këngës shekullore DËGJONI PATRIOTË, me autor Aleksadar Karagjule Ohridski, janë dëshmi e torturës së atdhetarit dhe poetit maqedonas në burgun e Sofjes në vitin 1892.
Kënga DËGJONI PATRIOTË është mjaft e përhapur edhe tek maqedonasit në Shqipëri të cilët e këndojnë në festa të ndryshme.
Stevo Simski