Ambasada maqedonase në Tiranë ka dorëzuar pjesën e parë të donacionit të siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dedikuar për nxënësit dhe shkollat në rajonin e Gollobordës dhe të Prespës.
Çanta dhe mjete shkollore, si dhe soba për ngrohjen e klasave, janë pjesë e listës më të gjerë për nevojat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, të cilat do të dorëzohen me radhë gjatë ditëve në vijim.
Siç informojnë nga Ambasada maqedonase në Tiranë, kënaqësi e veçantë Ambasadorit maqedonas Danço Markovskit i shprehën Maqedonasit e Gollobordës për buldozerin e siguruar, me të cilin banorët e kësaj zone do të mund të pastrojnë vendet e pakalueshme të borës gjatë dimrit, të cilat shpesh i mbajnë të bllokuara këto zona.
Takimi me përfaqësuesit e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, shoqatave maqedonase, mësuesit dhe pushtetin vendor u shfrytëzua për shkëmbimin e mendimeve dhe ideve për thellimin e mëtejmë të aktiviteteve për ruajtjen e veçantisë së etnike, gjuhësore dhe kulturore maqedonase dhe lidhjen me shtetin e tyre amë, Republikës së Maqedonisë.
©Makedonium