Organizata humanitare “Sveti Spas” nga Shkupi dhuroi 50 pako për fëmijët maqedonas në Trebisht, në zonën e Gollobordës, në bashkëpunim me shoqatën maqedonase “Ilinden”-Tiranë, klubin e hendbollit “Enhalon” nga Struga dhe njësinë administrative Trebisht, zona e Gollobordës.
Pakot për Vitin e Ri fëmijëve maqedonas i’u ndanë nga kryetari i Klubit të hendbollit “Enhalon” nga Struga, Dejan Kosteski dhe nënkryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian dhe administrator i njësisë administrative Trebisht, zona e Gollobordës, Edmond Osmani.
©Makedonium