Zgjerimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë me universitete të Republikës së Maqedonisë ishin temat kryesore të takimit që Ambasadori maqedonas në Tiranë, z. Danço Markovski zhvilloi me autoritete drejtuese të Universitetit “Fan S. Noli”.
Diskutimet u fokusuan në programet e përbashkëta të studimit, kryesisht me universitetet e Tetovës, Shkupit e Bitolës me të cilat Universiteti “Fan S. Noli” vec se ka nje bashkëpunim.
Ndërsa vlerësuan mundësitë e shumta që ofrojnë universitetet në këtë kuadër, palët ranë dakord që grupet e punës të fillojnë punën për hartimin e këtyre programeve, të cilat të zgjojnë interes te studentët dhe njëkohësisht të përfshijnë edhe njohuri për gjuhën maqedonase dhe shiptare si dhe kulturën e të dy vendeve.
Në takim mori pjesë edhe Vasil Sterjovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE).
©Makedonium