Gazetarja Linda Karadaku dhe emisioni “Ballkan” kanë sjellë një reportazh nga Liqeni i Prespës.
Liqeni i Prespës është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që kufizon tre shtete, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë.
Me një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2, 190 km² nga ky liqen i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit. Abc ka shkuar në pikën ku takohen tre kufijtë e shteteve respektive dhe ka biseduar me banorët е komunitetit maqedonas në anën e Shqipërinë, të cilët theksojnë mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, që do ta kthenin atë në një zonë edhe më tërheqëse turistike.
Por pavarësisht bukurisë natyrore, ky vend duket totalisht i braktisur nga shteti. Të pyetur nga gazetarja Karadaku, banorët e komunitetit maqedonas të Pustecit, janë shprehur të zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes shtetërore.
Pusteci është një fshat që duket totalisht i braktisur, pasi aty përveç disa fëmijëve jetojnë vetëm të moshuarit, që si mjet pune kanë vetëm blegtorinë dhe bujqësinë.
“Shteti duhet të kthejë vëmendjen nga ne. Duhet të vërë dorë në këtë vend për tu rritur mirëqenia, por dhe për të ardhur sa më shumë turistë”, shprehet njëri nga banorët.
“Këtu kemi mbetur vetëm ne pleqtë. Të rinjtë kanë ikur. Në shkollën tonë ka më shumë mësues së nxënës”, shprehet një tjetër banorë.
Siç dhe e shihni në pamjet e sjella nga “Ballkan” në Abc, ky vend i bekuar nga “Zoti” ka nevojë për një dorë nga shteti, në mënyrë që të kthehet në një atraksion turistik, pasi aty gjen dhe ujin dhe Malin, të gjitha të shkrira me njëra-tjetrën.
©Makedonium