Maqedonasit nga Kërçishti i Epërm, Shqipëri, kremtuan festën ortodokse е Krishtit Shpëtimtar

Maqedonasit nga Kërçishti i Epërm (Gorno Kërçishtа), Bashkia e Peshkupisë, tradicionalisht kremtuan festën e krishterë ortodokse të Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej. Kremtimi u zhvillua në kishën e “Krishtit Shpëtimtar”, e cila është ndërtuar në vitin 1232 dhe është monument kulture, ndërsa në kohën e rregjimit të Enver Hoxhës ishte kthyer në magazinë.

Kisha e “Krishtit Shpëtimtar”, f.Kërçishti i Epërm

Gjatë kremtimit u mbajt edhe liturgji në gjuhën maqedonase, ku morën pjesë maqedonas nga fshatrat Herbel (Erbele) dhe Kërçisht i Epërm (Gorno Kërçishtа) si dhe maqedonas nga këto fshatra, të cilët jetojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Më 13 qershor 2009 u shugurua kisha e “Krishtit Shpëtimtar”, e cila u rindërtua falë ndihmës së maqedonasve nga Kërçisht i Epërm (Gorno Kërçishtа), veçanërisht Lefter Radevskit dhe familjes Dukovski.

Fshatrat Kërçisht i Epërm (Gorno Kërçishtа) dhe Herbel (Erbele) janë fshatra maqedonas që gjenden në zonën e Poles, Bashkia Peshkupi, 10 km larg Dibrës.

Me ndarjen e Maqedonisë në vitin 1913, këto fshatra i përkasin Mbretërisë Sërbo-Kroato-Sllovene (SKS) dhe në vitin 1925 së bashku me zonën e Gollobordës i kalojnë Shqipërisë ndërsa në këmbim Mbretëria Sërbo-Kroato-Sllovene merr manastirin e “Shën Naumit”.

Sot në këto fshatra kanë mbetur disa familje maqedonase, ndërsa maqedonasit e tjerë, siç thonë ata për gazetën Makedonium nën presione të ndryshme janë shpërngulur në vende të tjera dhe u është uzurpuar prona. Këtë presion e ndjejnë edhe familjet maqedonase të mbetura në këto fshatra.

Edhe pse këta maqedonas janë shpërngulur nëpër Shqipëri, ata ende nuk e harrojnë origjinën e tyre maqedonase dhe e flasin shumë mirë gjuhën maqedonase.

©Makedonium