Maqedonia fituesе е edicionit të 4-të të Festivalit Ballkanik në Korçë

Në Korçë, u mbajt edicioni i 4-të të Festivalit Ballkanik, ku morrën pjesë asamblet më të mira, në një festë të vërtetë të traditës.

Me performanca të valleve dhe këngëve nga gjithë Ballkani, artistë vendas e të huaj u bënë bashkë për të përcjellë kulturën dhe traditat e pasura.

Gjashtë shtete të Ballkanit, promovuan trashëgiminë e tyre të traditës, në një festival, ku gara mes grupeve mbetet sa simbolike, aq edhe stimuluese për artistët.

Grupet nga, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova me paradën e kostumeve të tyre kombëtare dhuruan spektakël në rrugët e qytetit të Korçës.

Duke përformuar valle tradicionale, këngë e instrumente nën tingujt e muzikës folklorike, ata e kthyen sheshin e Pazarit të Vjetër në Korçë, në qendrën e “Shpirtit të Ballkanit”.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Korçës Blerta Balliu tha se “shpirti i Ballkanit ka katër vite që është krijuar dhe ka një qëllim shumë të madh për të bashkuar artin e gjithë Ballkanit, sepse ne jemi kaq shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin”.

Në natën finale të këtij festivali mbajtur në teatrin “Andon Zako Çajupi”, pas performancës së shkëlqyer nga ansamblet e 6 shteteve pjesëmarrëse, asambli “Studio Folklor” nga Maqedonia u vlerësua fituese e këtij edicioni të 4-të.

©Makedonium