Ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacq, organizoi takim në të cilin morrën pjesë ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambasadori maqedonas Danço Markovski.
Siç informuan nga ambasada maqedonase në Tiranë, bisedimet u fokusuan në situatën aktuale në Ukrainë dhe pasojat që mund të shkaktojë konflikti ushtarak. Barsacq, vendi i së cilës kryeson me Unionin dhe Zingraf theksuan nevojën për përfundimin e menjëhershëm të procesit integrues të Maqedonisë dhe Shqiperisë, e thënë ndryshe, mbylljen e “xhepave” egzistues, të cilët në një situatë të caktuar mund të prishin strukturën e sigurisë evropiane.
Markovski, nga ana e tij, informoi për aktivitetet intensive të menjëhershme të diplomacisë maqedonase në ndërtimin e masave të besimit me Bullgarinë, që duhet të rezultojnë me heqjen e vetos dhe fillimin e faqes së re në marredheniet ndërmjet dy vendeve.
Bashkebiseduesit shprehën kënaqësinë për pozicionin e Maqedonisë së Veriut si bashkëbisedues relevant dhe aktor aktiv në zbatimin e vlerave perëndimore, dicka që BE-ja duhet ta njohë, informuan nga ambasada maqedonase në Tiranë.
© Makedonium