Maqedonasit në Shqipëri tradicionalisht festuan Ditën e Shën Vasilit e cila shpall fillimin e Vitit të ri sipas kalendarit Julian.
Maqedonasit e krishter nga Prespa, Golloborda dhe Vërniku në frymën e zakoneve dhe traditave maqedonase festuan Ditën e Shën Vasilit ose e njohur ndryshe tek Maqedonasit në Shqiperi si (Vasilica) ose (Surova).
Fëmijet e veshur me maska dhe me instrumente muzikore duke kënduar, shkonin nga shtëpi në shtëpi ku i dhuronin me dhurata.
Për këtë festë Maqedonasit në Shqipëri përgatitin bukë me monedhë e cila shprendahet ndërmjet familjarëve. Atij që i bie monedha, besohet se do të ketë lumturi dhe prosperitet gjatë gjithë vitin.
Në kishën “Shën Vasili” në fshatin Leska, në Bashkinë e Pustecit, për nder të festës së “Shën Vasilit të Madh”, priftërinjtë Aleks Themelkо dhe Rоpi Argjiri mbajtën Liturgji të Shenjtë Hyjnore.
©Makedоnium