Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania tha se mendon se nuk duhet të ketë ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë në procesin integrues në Bashkimin Evropian.
“Në lidhje me këtë çështje, mendoj se duhet ta tejkalojmë idenë se dy vendet mund të veçohen. E di se shumë thonë se dy vendet janë trajtuar së bashku dhe meqë gjërat nuk po shkojnë mirë për Maqedoninë për shkak të Bullgarisë, atëherë duhen ndarë. Kjo duhet tejkaluar dhe ne duhet të bëjmë maksimumin në mënyrë që të mbahen dy konferencat ndërqeveritare në të njëjtën kohë”, tha ajo.
Tirana dhe Shkupi për vite me radhë po presin nisjen e bisedimeve dhe sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, dy shtetet kanë përmbushur të gjitha kushtet.
© Makedonium