RRETH MAQEDONISË DHE GJUHËN MAQEDONASE

Më 21 shkurt maqedonasit festojnë ditën e gjuhës maqedonase. Edhe pse është dhimbje për mua të shkruaj për afirmimin e gjuhës maqedonase, të cilën sot në Maqedoni e flasin të gjithë maqedonasit dhe maqedonaset e gjallë, nuk është e tepërt për ata që nuk dëgjojnë apo shohin, të shkruajnë disa fjali.

Unë e përmbledh gjithë historinë e Maqedonisë në disa fjali. Edhe pse maqedonasit dhe maqedonaset flasin dialektet e tyre që nga kohra të lashta, të formësuara më vonë në gjuhën letrare standarde maqedonase, futja e gjuhës popullore maqedonase në letërsi lidhet me veprimtarinë e shkrimtarëve të parë të letërsisë së re maqedonase, Joakim Krçovski dhe Kirill Pejçinoviç.

Tekstet e tyre të shkruara tregojnë një lidhje të caktuar, ose më mirë një gërshetim të sllavishtes kishtare dhe gjuhës popullore maqedonase. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë me turqit, maqedonasit e ngritën çështjen e gjuhës maqedonase në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 19-të. Në këtë periudhë ka shumë devijime dhe bredhje, varësisht nga ndikimi i autoriteteve të huaja në Maqedoni. Njëri grup përkrahte gjuhën letrare bullgaro-maqedonase, ndërsa grupi i dytë “maqedonas” mbështeti pikëpamjen se maqedonasit janë një popull i veçantë dhe si i tillë ata kanë të drejtë të ndërtojnë gjuhën e tyre, pa ndonjë shtesë të gjuhëve të tjera.

Ishte një hyrje në një periudhë të stuhishme të historisë maqedonase, fillimi i zgjimit të vetëdijes kombëtare, e cila u favorizua nga rihapja e Kryedioqezës së Ohrit, si qendër e kishës origjinale maqedonase. Në atë kohë, gjegjësisht në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XIX, Konstantin Milladinov e shkruante poezinë e tij në gjuhën popullore dhe në dialektin struzhian, ndërsa Gjorgi Pulevski fjalitë e tij vizionare në vitin 1875: Maqedonasit janë popull dhe vendi i tyre është Maqedonia!

Mosmarrëveshjen, konfliktin e mendimeve dhe ndikimet e huaja në Maqedoni teorikisht e thyen Krste Petkov Misirkov, në tekstin e tij “Pak fjalë për gjuhën letrare maqedonase”, ku thekson se themelet e gjuhës letrare maqedonase duhet të jenë dialektet qendrore të Maqedonisë, ndërsa në drejtim të drejtshkrimit, ai përkrah aplikimin e parimit fonetik krahas disa lëshimeve të etimologjisë dhe mendon se në fjalor duhet të përdoren fjalë nga të gjitha anët e Maqedonisë.

Mbeti historia, akti zyrtar i njohjes së gjuhës maqedonase që u bë në vitin 1944 në manastirin Prohor Pçinjski, në seancën e parë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Popullor të Maqedonisë. Gjuhëtarët dhe shkrimtarët maqedonas filluan një veprimtari të fuqishme. U themeluan gazetat në gjuhën maqedonase, Koleksioni letrar, Koleksioni i Fakultetit Filozofik.

Shtypet një gramatikë e gjuhës maqedonase, një fjalor i gjuhës maqedonase, mbi bazën e të cilit degëzohet dhe zhvillohet një letërsi maqedonase jashtëzakonisht e pasur, e larmishme dhe e njohur botërisht. Këtë literaturë e lexova me vite, sepse ishte puna ime, madje për një kohë e mësova gjuhën maqedonase në bazë të gramatikës së Blazhe Koneskit.

Pra, për më shumë se dyzet vjet kam qenë pjesëmarrës aktiv në afirmimin e gjuhës dhe letërsisë maqedonase, të cilën e konfirmova si maqedonist në Kroaci. Gjuha është qenie e gjallë, zhvillohet, degëzohet, ripërtërihet, me një fjalë është e pathyeshme. Prandaj, përpjekjet e mohuesit janë të kota, të gjithë ju që dëshironi të zhduket gjuha maqedonase, e keni kot. No pasaran!

Goran KALOGJERA
Profesor universitar në Kroaci