Departamenti i Shtetit kritikon Bullgarinë për diskriminim ndaj maqedonasve etnikë

Në raportin e tij vjetor mbi situatën e të drejtave të njeriut në Bullgari, Departamenti i Shtetit i SHBA kritikoi autoritetet për mohimin e të drejtave të njeriut të maqedonasve etnikë. Citohen 14 vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat thuhet se janë injoruar nga autoritetet në Sofje.

Autoritetet vazhduan të mohojnë regjistrimin e grupeve aktiviste maqedonase etnike si Organizata e Bashkuar Maqedonase ‘Ilinden’, Shoqata e viktimave të shtypura maqedonase të terrorit komunist, Shoqata për mbrojtjen e të drejtave civile individuale dhe Klubi Maqedonas për Tolerancë Etnike në Bullgari, pavarësisht “14 vendimeve të mëparshme të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që mohimi cenon lirinë e organizimit të grupeve”, thuhet në një raport mbi lirinë e asocimit.

Një shembull është vënë në dukje nga 31 maji, kur Gjykata e Apelit në Sofje la në fuqi vendimin e Agjencisë së Regjistrimit nga nëntori 2020, e cila refuzoi regjistrimin e Shoqatës së Maqedonasve të Shtypur-Viktima të Terrorit Komunist me arsyetimin se “grupi do të kryejë axhendë politike që kërcënon unitetin dhe sigurinë e kombit dhe do të shkelte të drejtat e pjesës tjetër të popullsisë në vend që nuk identifikohet si maqedonas”.

Në lidhje me lirinë e asociimit theksohet refuzimin e regjistrimit të shoqatave të maqedonasve atje dhe injorimin e 14 aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe shembuj të diskriminimit etnik kur anëtarëve të OMO “Ilinden” në Blagoevgrad nuk u lejuan të deklarohen si maqedonas në sportelet e regjistrimit.

Anëtarët e OMO “Ilinden” në këtë raport janë përmendur edhe në rubrikën me titull dhuna dhe diskriminimi sistematik racor dhe etnik, duke vënë në dukje pretendimet e kësaj organizate për rastet në Bllagoevgrad, kur në sportelet e regjistrimit kombëtar u kanë thënë individëve që kanë dashur të deklarohen si maqedonas se “maqedonas” nuk është një opsion i disponueshëm për identifikimin etnik.

©Makedonium