Sterjovski në Barcelonë në takim me ministrin e politikës gjuhësore në Qeverinë e Katalonjës

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian – AMIE, Vasil Sterjovski, në Barcelonë u takua me Francesc Xavier Villa i Moreno, ministër i politikës gjuhësore në Qeverinë e Katalonjës.

Sipas Sterjovskit, në takim shkëmbyen përvoja dhe mendime për të drejtat gjuhësore të minoriteteve në Evropë – një temë “me rëndësi vendimtare për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor të kontinentit tone”.

– Ministrinë Moreno e njoha me pozitën dhe sfidat me të cilat përballen maqedonasit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore, tha Sterjovski.

Shtoi se, takime të tilla nuk janë vetëm një platformë për shkëmbimin e ideve, por edhe një mundësi për të ndërtuar ura midis komuniteteve dhe për të avokuar së bashku për barazi dhe respekt për të drejtat e njeriut.

©Makedonium