AMIE: Si maqedonas në Shqipëri, edhe ne ndajmë trashëgiminë krenare të atdheut tone

Urime me rastin e Ditës së Pavarësisë të gjithë maqedonasve kudo që janë dërgoi partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, edhe në emër të gjithë komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Shtohet se në këtë datë historike 33 vjet më parë, maqedonasit përfunduan me guxim dhe dinjitet përpjekjet e tyre për një shtet të pavarur, të mbushur me liri, sovranitet dhe të ardhme të bazuar në vlerat evropiane dhe parimet demokratike.

– Kjo ditë na jep një nxitje dhe obligim që të vazhdojmë ta mbrojmë dhe ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si një vend të fortë, të qëndrueshëm dhe të begatë, pjesë e familjes së madhe evropiane.

Urohet që “të festojmë historinë tonë të përbashkët dhe të nderojmë unitetin, identitetin dhe kulturën tonë, kudo që jemi në botë”.

– Si maqedonas në Shqipëri, edhe ne ndajmë trashëgiminë krenare të atdheut tonë, duke qëndruar fort pas parimeve të paqes, bashkëpunimit dhe integrimit, theksohet në urimin e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).

©Makedonium