TUBIM NË MELLNIK: Maqedonasit nga Maqedonia e Pirinit për nder të mbrojtësit të tyre – Jane Sandanski!

Sot në Mellnik, në Maqedoninë e Pirinit, është mbajtur tubimi tradicional mbarëmaqedonas për përkujtimin dhe kujtimin e përjetshëm të revolucionarit të madhë maqedonas Mbretit të Pirinit – Jane Sandanski.

Delegacionet e organizatave maqedonase në Bullgari dhe Maqedoni vendosën lule në varrin e Jane Sandanskit pranë Manastirit të Rozhenit, e më pas programi vazhdoi para Monumentit të Jane Sandanskit në Mellnik.

Para të pranishmëve u mbajt fjalim për emrin dhe veprën e Jane Sandanskit me një program të pasur kulturo-artistik.

– Policia ndaloi të gjithë autobusët, konfiskoi flamuj dhe postera, kontrolloi dhe fotografoi kartat e identitetit. Të pranishëm janë mbi 100 policë të uniformuar dhe civilë, njoftojnë nga OMO Ilinden-Pirin.

Në tubimin tradicional mbarëmaqedonas mori pjesë dhe të pranishmit i përshëndeti i ftuari special Boris Sandanski, i cili është shkrimtar, autor, gazetar dhe mbledhës i të dhënave folklorike. Boris Sandanski është nipi i Jane Sandanskit.

Bashkëorganizatorë të tubimit mbarëmaqedonas këtë vit ishin: OMO ILINDEN PIRIN, Lëvizja ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut, OMO ILINDEN, Shoqata e maqedonasve antikë, Shoqata e maqedonasve të represionuar në Bullgari, Klubi kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” , Shoqata për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, Klubi maqedonas për diskutim për tolerancën etnike dhe Komiteti për të drejtat e njeriut “Toleranca”.

Në tubimin mbarëmaqedonas u vunë re siguri e fortë policore dhe provokatorë, të cilët pa pëlqimin e organizatorëve vendosën flamurin kombëtar bullgar në monumentin e Jane Sandanskit.

©Makedonium