Në Kanada u promovuan librat e Krisanta Jankullës nga Prespa

Shoqata letrare “Vëllezërit Miladinovci” nga Toronto promovoi tre librat “Regjistrime nga krahina ime”, “Poezi dhe prozë nga krahina ime” dhe “Prespa nën Shqipëri, bukuria e Zotit” të mësueses maqedonase të gjuhës maqedonase Krisanta Jankulla nga f.Gorna Gorica, zona e Prespës, Shqipëri.

Promovimi ishte shumë i suksesshëm, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit maqedonas në Toronto.

Krisanta Jankulla shprehu kënaqësinë e saj të madhe që është në mesin e maqedonasve në Kanada dhe tha se ka filluar t’i mbledhë të dhënat nga Prespa për të ruajtur traditat e maqedonasve si trashëgimi për gjeneratat e tjera.

Në punën e saj, shtoi ajo, ka pasur ndihmë të madhe nga nxënësit e saj, të cilët kanë ndihmuar në mbledhjen e materialit me thëniet e gjyshërve të tyre.

©Makedonium