Sterjovski u takua me kryetaren e EFA, Lorena López de Lacal

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, në Bruksel ka takuar kryetaren e Aleancës së Lirë Evropiane (EFA), Lorena Lopez de Lacal.

– Në Bruksel, ne patëm një pritje të mrekullueshme nga e nderuara Lorena López de Lacal, presidente e Aleancës së Lirë Evropiane (EFA). Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) me krenari i përket EFA-s, duke ndarë vlerat e diversitetit kulturor dhe të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, njoftoi Sterjovski në Facebook.

Nga afër, shton ai, e njohu me situatën aktuale të minoritetit maqedonas në Shqipëri.
Theks të veçantë e kam vënë në censusin e fundit në Shqipëri, të kryer në tetor 2023 dhe ndërhyrjen e Bullgarisë gjatë censusit dhe përpjekjet e përfaqësuesve bullgarë për asimilimin e maqedonasve, shkruan ai në postim.

AMIE u pranua unanimisht si anëtare me të drejta të plota në Asamblenë e Përgjithshme të Aleancës së Lirë Evropiane, EFA, në Bruksel.

©Makedonium