AMIE: Pranimi në EFA është një ditë historike për lëvizjen politike maqedonase dhe maqedonasit në Shqipëri

Pranimi i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, (AMIE), në Aleancën e Lirë Evropiane (EFA) si anëtare me të drejta të plota është një hap historik për partinë tonë, një ditë historike për lëvizjen politike maqedonase dhe maqedonasit në Shqipëri, thuhet në njoftimin e partisë.

Njëkohësisht, vlerësohet më tej, shënon ecurinë dhe angazhimin e partisë sonë drejt vlerave europiane dhe integrimit dhe promovimit të këtyre vlerave në Shqipëri dhe në mbarë Europën.

– Ky vendim është një konfirmim i përkushtimit tonë të palëkundur për demokracinë, të drejtat dhe liritë e komunitetit maqedonas në Shqipëri. Jemi krenarë që vazhdojmë ta përfaqësojmë komunitetin maqedonas në nivel evropian, thuhet në njoftim.

Në Asamblenë e Përgjithshme të EFA-së të mbajtur në Bruksel, delegatët votuan njëzëri për pranimin e AMIE-së, duke u bërë kështu zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Lirë Evropiane, e cila përfaqëson minoritetet në Parlamentin Evropian.

©Makedonium