AMIE: Fote Nikolla ishte shtyllë e komunitetit maqedonas, veprat dhe angazhimet e tij do të jenë frymëzim për të gjitha gjeneratat

Pas vdekjes së njërit prej veprimtarëve dhe aktivistëve më të mëdhenj për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri, Fote Nikolla, partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, i dërgoi telegram ngushëllimi familjes, në të cilin shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e këtij njeriu të jashtëzakonshëm dhe aktivist për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri.

– Në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, ju shprehim ngushëllimin më të thellë dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira. Fote ishte shtyllë e komunitetit maqedonas, një njeri tek të cilin përkushtimi, këmbëngulja dhe guximi lanë gjurmë të pashlyeshme në luftën për të drejtat dhe identitetin e maqedonasve në Shqipëri. Veprat dhe angazhimet e tij do të vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm, thuhet në telegram.

Ju sigurojmë, thuhet më tej, se kujtimi i Fotes do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona dhe në historinë e maqedonasve në Shqipëri.

-Lufta dhe arritjet e tij nuk do të harrohen kurrë. Në lejoni të shprehim edhe një herë ngushëllimet tona të sinqerta dhe mbështetjen tonë të sinqertë në këto kohë të vështira. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij, thekson AMIE në telegramin e nënshkruar nga kryetari Vasil Sterjovski.

https://maei.al/sq/archives/3414