TUBIM MBARMAQEDONAS “MARRVESHJA E BLEDIT DHE TE DREJTAT E MAQEDONAVE NE BULLGARI”

Me rastin e 152 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, në organizim të Iniciativës Qytetare për Integrim Nacional, Kulturor dhe Evropian të Popullit Maqedonas nga Prilepi, në Bitola u mbajt tubim mbarëmaqedonas me një debat tematik “Marrëveshja e Bledit dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari”.

Në takimin mbarëmaqedonas morën pjesë përfaqësues të maqedonasve nga të gjitha anët e Maqedonisë, nga vendet fqinje, të cilët folën për pozitën dhe të drejtat e tyre.

Në tubimin mbarëmaqedonas nga Shqipëria ka marrë pjesë një delegacion i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.

Në fund të punimeve tubimi mbarëmaqedonas miratoi Deklaratën për avancimin e pozitës dhe të drejtave të maqedonasve në vendet fqinje të Maqedonisë.

©Makedonium