GOLLOBORDA

GOLLOBORDA

Ku lulja çel
ku uji rrjedh
ku delja blegëron
ku dhe guri gëzon.

Ku njeriu shumë mundohet
ku ç’do rrugicë vajton
ku zogu dicka kërkon të tregojë
ku dhe burimi më kot është i ftohtë.

Ku mali lartëson e ç’do gjë thahet
ku pylli më kot shushurit
ku në varreza qiri rallë ndrit
ku dhe shtëpia e madhe kapit.

Ariana Shutku