AMIE: Të çmojmë vlerat familjare të popullit maqedonas dhe t’u japim dashuri të pakushtëzuar të afërmit tanë

Partia e vetme e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE) dërgoi urime me rastin e festës së madhe të krishterë të Krishtlindjes.

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian uron të gjithë maqedonasit ortodoksë për festën e madhe të krishterë Krishtlindjet, me urimet më të mira për shëndet, paqe e dashuri, lumturi, gëzim dhe mirëqenie, thuhet në urimin.

Në të thuhet se Krishtlindja është një festë e madhe e krishterë, një festë e dritës, shpresës dhe shpëtimit.

– Të çmojmë vlerat familjare të popullit maqedonas dhe t’u japim dashuri të pakushtëzuar të afërmit tanë. Qoftë e gëzuar festa edhe për shumë vite.

Krishti u Lind! Vërtet u Lind, uron AMIE në urimin për Krishtlindjet.

©Makedonium