Avokati i Popullit shpallet jokompetent për asimilimin bullgar të maqedonasve gjatë censusit

Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) i dërgoi një letër Avokatit të Popullit, në të cilën “shpreh zhgënjim të thellë nga përgjigjen ndaj letrave ku shprehte shqetësime për censusin e popullsisë”.

Po ju shkruajmë, thuhet në letër, për të shprehur zhgënjimin tonë të thellë në përgjigjen e dhënë nga zyra juaj e nderuar në lidhje me shqetësimet që kemi ngritur në letrat tona të mëparshme në lidhje me procesin e censusit në Shqipëri dhe përpjekjet shqetësuese të Bullgarisë që synojnë asimilimin e minoritetit maqedonas.

“Si avokatë të vendosur për të drejtat e maqedonasve që banojnë në Shqipëri, ne u angazhuam në mënyrë proaktive për të sjellë vëmendjen ndaj çështjeve shqetësuese që rrethojnë censusin në vendin tonë. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme për të vënë në dukje, kërcënimet, presionet, dhe praktikat joetike me të cilat u përball minoriteti maqedonas, reagimi nga institucionet shqiptare ka munguar në mënyrë alarmante si në veprim ashtu edhe në përgjegjësi”, thuhet në letër.

Theksohet se sipara fillimit të censusit ashtu edhe gjatë periudhës së censusit kemi reaguar jo vetëm tek autoritetet vendase, por edhe tek ambasadat e huaja në Shqipërisë, duke i alarmuar për “presionet e ushtruara nga ambasada bullgare në Tiranë dhe grupet ekstremiste nga Bullgaria”.

Këto presione, konstaton AMIE, të kombinuara me “mosveprimin e dukshëm të institucioneve shqiptare, kanë penguar rëndë të drejtën themelore të minoritetit maqedonas për të marrë pjesë lirisht në census dhe për të shprehur identitetin e tij pa frikë apo shtrëngim”.

“Ne prisnim një qëndrim më të vendosur dhe masa proaktive nga institucionet shqiptare për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve me origjinë maqedonase. Megjithatë, realiteti dëshpërues është se këto shqetësime u përballën me heshtje ose, më keq akoma, me bashkëpunim në aktivitete që ndihmojnë synimet asimiluese ndaj minoritetit maqedonas nga ana e Bullgarisë. Ndërsa pranojmë pavarësinë e zyrës suaj, na duket e habitshme që përgjigjen që kemi marrë e konsideron këtë çështje përtej kompetencave tuaja për shkak të natyrës së saj diplomatike dhe përgjigja juaj ka ardhur pasi mbaroi procesi i censusit dhe dy muaj nga letra jonë e parë. Letrat tona nënvizuan në mënyrë eksplicite akuza serioze kundër institucioneve shqiptare, të cilët mbetën të pa adresuara, pavarësisht se ishin brenda sferës së juridiksionit tuaj”, theksohet në vazhdim të letrës.

Theksohet se në letrat partia ka reaguar dhe ka kërkuar në Bashkinë Pustec, të regjistrohen të gjithë banorët që jetojnë në territorin e bashkisë dhe që ishin fizikisht të pranishëm këtu, se ka sjellë raste të veçanta brenda Bashkisë Pustec ku banorë, të cilat kanë qenë fizikisht të pranishëm, nuk janë regjistruar dhe janë përjashtuar nga censusi, si dhe shembuj të banorëve të cilat në kanë kontaktuar dhe që nuk i regjistruan edhe pse janë Këshilltarë në Këshillin e Bashkisë Pustec, ose që kanë regjistruar biznese në territorin e bashkisë dhe paguajnë taksa.

“Edhe pse censusi në Shqipëri mbaroi dhe në letrat tona kërkonim të merreshin masa thelbësore nga institucionet shqiptare për të mbrojtur të drejtat e minoritetit maqedonas për të shprehur lirisht identitetin e tij gjatë censusit, kërkojmë nga ana juaj të merrni masa proaktive brenda autoritetit tuaj, të rishqyrtoni edhe njëher letrat tona dhe të verifikoni shqetësimet që kemi ngritur për këto çështje thelbësore. Integriteti i procesit të censusit dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve janë thelbësore për përfshirjen dhe vlerat demokratike që Shqipëria aspiron të mbajë në rrugën e saj drejt integrimit evropian” , shkruan në letrën e nënshkruar nga kryetari Vasil Sterjovski.

Ndryshe, në përgjigjen e Avokatit të Popullit ndër të tjera thuhet se “çështja konkrete është jashtë juridiksionit dhe kompetencës së Avokatit të Popullit”.

Megjithatë, shtohet se si institucion “do të vazhdojmë të shprehim përkushtimin tonë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të identitetit të pakicave kombëtare në kuadër të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe shprehim gadishmërinë tonë për bashkëpunim dhe kontribut të vazhdueshëm në këtë drejtim”.

©Makedonium