PROMOVIMI I “VEPRA TË MBLEDHUR – VËLLIMI I PARË” NGA SPASE MAZENKOVSKI

Shoqata maqedonase “Sonce”, së bashku me partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), me rastin e 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Spase Mazenkovski dhe 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Kombëtare të Popullit Maqedonas, në Pustec, organizoi promovimin e vëllimit të parë vepra të mbledhura të Spase Mazenkovskit, të cilat botohen për herë të parë në gjuhën maqedonase.

Botues i librit është shtypshkronja “Menora”, ndërsa promotor i librit ishte Prof. Dr. Katerina Todoroska.

Për jetën dhe veprën e Spase Mazenkovskit folën vajza e Spase Mazenkovskit – Eleonora Mazenkovska Stojan, kryetari i patisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) Vasil Sterjovski, kryetari i Bashkisë Pustec Pali Kolefski, redaktori i Radio Maqedonase në Australi “Tripll Zet” Ico Najdoski, ish-kryetari i Bashkisë Pustec Edmond Themelko, kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas Todor Petrov, gazetari Kiril Dobrushevski nga Bitola dhe këshilltari në Bashkinë Pustec, Eftim Mitrevski.

Të gjithë folësit evokuan kujtime nga jeta e Spase Mazenkovskit dhe veprat e tij. E bija e të ndjerit Spase Mazenkovski, Eleonora Mazenkovska Stojan, falënderoi Prof. Dr. Katerina Todoroska, e cila pranoi të përpunojë dhe botojë dorëshkrimet e veprave të pabotuara të Spase Mazenkovskit. Prof.dr. Katerina Todoroska informon se priten vëllime të tjera të dorëshkrimeve të Spase Mazenkovskit, të cilat do të publikohen, për çka publiku do të njoftohet me kohë.

Të pranishmit pranuan iniciativën për organizimin e një manifestimi tradicional vjetor kulturor që do të organizohej çdo vit në Pustec, me lexime letrare nga veprat e Spase Mazenkovskit dhe Sterjo Spasses.

Një delegacion nga organizatorët e promovimit vendosi lule të freskëta dhe ndezi qirinj mbi varrin e Spase Mazenkovskit në vendlindjen e tij Leska.

©Makedonium