AMIE: Gëzuar 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Kombëtare të popullit maqedonas

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) të gjithë maqedonasve i uron 11 tetorin – Ditën e Kryengritjes Kombëtare të popullit maqedonas, simbol i sfidës dhe guximit të palëkundur të popullit maqedonas.

Maqedonasit nga Shqipëria qëndruan krah për krah me bashkatdhetarët e tyre, duke iu bashkuar njësive partizane maqedonase gjatë Luftës së Dytë Botërore për të çliruar Maqedoninë nga kthetrat e nazi-fashizmit. Shumë prej tyre dhanë jetën për kauzën e lirisë, pavarësisë dhe vetëvendosjes së popullit maqedonas.

Në këtë festë të madhe, le t’u bëjmë nderimet tona të gjithë luftëtarëve dhe heronjve trima që dhanë jetën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur dhe na lanë amanet për të ruajtur identitetin maqedonas dhe për të luftuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme.

Gëzuar 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Kombëtare të popullit maqedonas!

©Makedonium